Nuhiu: ASK-ja nis punën në shtator, shqiptarët të përfaqësuar - Bota Sot
Nuhiu: ASK-ja nis punën në shtator, shqiptarët të përfaqësuar

Maqedonia

Nuhiu: ASK-ja nis punën në shtator, shqiptarët të përfaqësuar

Më: 23 maj 2019 Në ora: 22:45
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu, i ftuar në emisionin “Rruga drejt” në Alsat, përball analistit Xhelal Neziri dhe profesorit Bashkim Selmani, tha se agjencia më e re nën varësinë e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agjencinë për Siguri kombëtare do të fillojë punën në muajin shtator dhe se shqiptarët në këtë agjenci do të jenë plotësisht të përfaqësuar ku do të dertojnë poste të rëndësishme në këtë agjencia, ashtu siç kanë udhëhequr edhe në agjencinë paraardhëse.

"Në bazë të aspektit të organizativ dhe kategoritë e punonjësve në Agjencinë për Siguri kombëtare, e cila duhet të funksjonojë nga 1 shtatori, ne kemi kuadro që do ti bartim pre Agjencisë për Siguri dhe Kundërzbulim te agjencia e re dhe bëhet fjalë për rreth 20 shqiptarë që janë në pozita udhëheqëse, duke filluar prej zëvendësdrejtorit dhe seksioneve dhe të departamenteve të ndryshme në nivel qendror dhe nivel lokal. Ku ne mendojmë se plotësojnë kriteret që mund të vazhdojnë të funksionojnë edhe në Agjencinë për Siguri Kombëtare", tha Nuhiu.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...