Rritet intensiteti i komunikacionit në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Rritet intensiteti i komunikacionit në Maqedoninë e Veriut

Më: 24 maj 2019 Në ora: 09:21
Ilustrim

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa ndalesa dhe nëpër korsi të thata.

Intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është rritur, ndërsa në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Autostrada Miladinovci – Shtip, pjesa Miladinovci – Kadrifakovo dhe Kadrifakovo – Miladinovci nuk është lëshuar për trafik, për shkak të kontrolleve të sigurisë që kryhen në autostradë. LAMM apelon te të gjithë shoferët që të mos e përdorin këtë autostradë.

LAMM rekomandon përshtatje të shpejtësisë, respektim të sinjalizimeve rrugore dhe vozitje të kujdesshme, sidomos në rrugët ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat