Hazbi Lika shkon në detyrë të re

Maqedonia

Hazbi Lika shkon në detyrë të re

Më: 28 maj 2019 Në ora: 17:39
Hazbi Lika

Në bazë të Ligjit për Koordinim, zëvendëskryeministrit për Marrëveshjen e Ohrit Hazbi Likës i garantohet një vend në Këshillin për koordinimin e bashkësisë së shërbimeve të sigurisë.

Ndonëse Lika është pranë largimit nga posti i zëvendëskryeministrit si pasojë e shkrirjes së Sekretariatit për Marrëveshjen e Ohrit në Ministri për Sistem Politik vendi në bashkësinë për koordinimin e shërbimeve i garantohet postit të zëvendëskryeministrit.

Derisa Lika nuk shkarkohet nga Kuvendi apo nuk jep dorëheqje nga Qeveria vendi për të do të jetë i garantuar, ndërsa pas shkarkimit ky post do t’i takojë personit që do ta zëvendësoj. Ndryshe Lika njihet si zëvendëskryeministri i cili në mandatin e fundit nuk është paraqitur në vendin e tij të punës për arsye të konflikteve brenda-partiake në BDI

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat