Stoltenberg arriti në Shkup

Maqedonia

Stoltenberg arriti në Shkup

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 18:43
Sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg

Aeroplani special i sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg aterroi në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, ndërsa për rreth një orë pritet që të aterrojë edhe aeroplani i dytë në të cilin janë ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s, gjegjësisht Këshillit Veriatlantik, me delegacionet e tyre shoqëruese.

Në aeroport ishin pritur nga delegacioni i lartë qeveritarë pas çka u nisën drejtë Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut ku do të mbahet pritje solemne për nder të tyre.

Nesër në platonë para Qeverisë do të mbahet pritje solemne me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake për sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Stoltenberg. Ai në Qeveri do të ketë takim sy më sy me kryeministrin Zoran Zaev pas çka do të mbahet takim i Këshillit Veriatlantik  me Komitetin për Integrim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO. Sekretari i përgjithshëm Stoltenberg nesër do të takohet edhe me presidentin Stevo Pendarovski. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat