Ndryshimi i zyrtarëve të Qeverisë do të presë datën e Brukselit - Bota Sot
Ndryshimi i zyrtarëve të Qeverisë do të presë datën e Brukselit

Maqedonia

Ndryshimi i zyrtarëve të Qeverisë do të presë datën e Brukselit

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 09:25
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Tema e rikonstruktimit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut me sa duket bie në plan të dytë duke pasur parasysh paralajmërimet për ofensivë diplomatike të qeverisë për datën e fillimit të negociatave me Bashkimit Evropian. Hapat e ardhshëm varen nga kjo ofensive, e për momentin në tryezë ka më tepër opsione, shkruan REL në gjuhën maqedonase.

Rindërtimi i qeverisë do të presë. Pavarësisht thashethemeve fillestare se është e sigurt se kjo do të ndodhë këtë fundjavë, burime të larta brenda partisë në pushtet rekomandojnë të referohemi në deklaratën e kryeministrit Zoran Zaev i cili tha se rikonstruktimi është në pjesën më të madhe gati, por që varet nga marrja e datës për negociata me Bashkimin Evropian. Përndryshe, nëse s’ka datë, ai i ka lënë të hapur mundësitë – kthim të mandatit të Kryeministrit te presidenti ose edhe shpërbërje të parlamentit dhe zgjedhje të parakohshme.

Burimet e njëjta nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) njoftojnë se gjërat do të mund të qartësohen javën e ardhshme, pas kthimit të Zaevit nga Gjermania. Atje ka mundësi ai bisedojë me kancelaren Angela Merkel për pozicionimin e Berlinit lidhur me për datën për vendin, e pas kësaj pritet që situata të qartësohet më tepër dhe sipas asaj edhe kryeministri të tërheqë lëvizjet më konkrete rreth qeverisë.

Edhe burimet qeveritare nuk flasin për rikonstruktimin, por thonë se qeveria është në agjendën intensive diplomatik dhe numërojnë vizitat dhe takimet e ministrave Nikolla Dimitrov, Bujar Osmani, Radmilla Shekerinska, ndërsa janë në pritje të vizitës së Zaevit në Berlin, e cila duhet të ndodhë më 13 dhe 14 muaj, e pastaj edhe më 20 qershor në Bruksel.

“Qeveria ka plan konkret dhe ofensivë për avokim, e cila presim të rezultojë me rezultat pozitiv. Maqedonia e Veriut i ka përmbushur të gjitha detyrat dhe s’ka asnjë arsye që qytetarët të mos marrin konfirmimin e punës që e kanë kryer. Do të bëjmë çmos që Evropa të kuptojë se s’ka të ardhme evropiane pa zgjerim dhe pa vlerësim të rezultateve”, informojnë nga Qeveria.

Por, pavarësisht se qeveria është e mbyllur lidhur me informacionet se kush do të shkojë nga qeveria, në disa media u shfaqën thashetheme se ndryshime ministrore do të ketë në financa, transport dhe lidhje, mjedisin jetësor, administratë dhe shoqëri informatike, ekonomi dhe disa tjera. Megjithatë, burim brenda partisë në pushtet nuk konfirmojnë asgjë në mënyrë specifike, por thonë se ato janë thashetheme. Ajo që konsiderohet e sigurt është se ministre do të mbeten Shekerinska, Mila Carovska, Renata Deskovska dhe Zorica Apostollovska sepse kryeministri ka thënë se gratë në qeveri do t’i mbajnë pozitat e tyre.

Njëkohësisht, dy ministri tashmë janë të zbrazëta- ajo për Bujqësi pasi ministri i deritanishëm. Lupço Nikollovski u bë sekretar i përgjithshëm i LSDM-së, ndërsa tërheqjen e tij si ministër i kulturë e njoftoi Asaf Ademi për arsye personale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...