Pavle Bogoevski zyrtarizon dorëheqjen e paralajmëruar nga posti i deputetit - Bota Sot
Pavle Bogoevski zyrtarizon dorëheqjen e paralajmëruar nga posti i deputetit

Maqedonia

Pavle Bogoevski zyrtarizon dorëheqjen e paralajmëruar nga posti i deputetit

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 12:56
Pavle Bogoevski

Deputeti i LSDM-së Pavle Bogoevski, sot pasdite tek shërbimet e Kuvendit ka dorëzuar dorëheqjen e tij nga posti i deputetit, të cilën e paralajmëroi ditë më parë.

Arsyja e dorëheqjes së tij, është publikimi i disa audio-inçizimeve, në të cilat dëgjohej se kërkon të blejë kanabis, për të cilin më vonë tha se e ka porositur për nevoja mjekësore.

Pas publikimit të inçizimeve pati reagime të shumta dhe akuza ndaj pushtetit, nga të cilat Bogoevski u detyrua të dorëhiqej.

Pasi paralajmëroi dorëheqjen, Bogoevski kërkoi që të njëjtën gjë ta bëjnë edhe deputetët e OBRM-PDUKM-së të cilët janë në procese gjyqësore dhe të akuzuar nga Prokuroria Speciale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...