Deskoska: Jemi në rrugën e duhur për miratimin e Ligjit për PSP-në - Bota Sot
Deskoska: Jemi në rrugën e duhur për miratimin e Ligjit për PSP-në

Maqedonia

Deskoska: Jemi në rrugën e duhur për miratimin e Ligjit për PSP-në

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 09:51
Renata Deskoska

Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska, thotë se është mirë BE ka vërejtur se ka vullnet politik për ligjin për PSP-në, duke shtuar se janë në rrugën e duhur.

“Ligji miratohet me shumicë prej dy të tretave. Kemi arritur edhe në të kaluarën të sigurojmë shumicë edhe atë në mënyrë që janë zbatuar gjitha rekomandimet e Komisionit Evropian dhe Komisionit të Venecias. Nuk e kishim të lehtë kur ndryshuam Ligjin për gjykatës, Ligjin për Këshillin Gjyqësor”, tha Deskoska për TV34.

Sipas saj, pengesa më e madhe është sjellja e Ligjit për Prokurorinë Publike duke pasur parasysh cilat janë interesat personale.

Deskoska tha se nuk do të lëvizin nga disa çështje kyçe dhe falënderoi kryeministrin Zaev për mbështetjen.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...