LSDM: Veljanovski, Milloshoski dhe Dimovski menjëherë të japin dorëheqje

Maqedonia

LSDM: Veljanovski, Milloshoski dhe Dimovski menjëherë të japin dorëheqje

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 10:30
LSDM

Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media kërkon që deputetët e OBRM-PDUKM-së Trajko Veljanovski, Antonio Milloshoski dhe Ilija Dimovski të japin dorëheqje menjëherë.

Nga kjo parti thonë se tek deputetët e OBRM-PDUKM-së, ndaj të cilëve ka procese gjyqësore për vepra të rënda nuk ka ndjejë të përgjegjësisë morale.

“Deputetët Trajko Veljanovski, Antonio Milloshoski dhe Ilija Dimovski të mos presin asnjë ditë më shumë, por menjëherë të japin dorëheqje nga funksionet e tyre. Kjo është më e pakta që mund të bëhet për t’iu ikur ose ndikojnë në proceset gjyqësore ndaj tyre”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se partia opozitare nuk do të ketë besueshmëri, nëse në radhët e saj ka deputetë të cilët akuzohen për vepra të rënda penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat