Bullgaria do të mbrojë hapësirën ajrore të Maqedonisë së Veriut, nëse SHBA i shet avion - Bota Sot
Bullgaria do të mbrojë hapësirën ajrore të Maqedonisë së Veriut, nëse SHBA i shet avion

Maqedonia

Bullgaria do të mbrojë hapësirën ajrore të Maqedonisë së Veriut, nëse SHBA i shet avion

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 20:43
Bojko Borisov

Bullgaria, e cila është anëtare e NATO-s, mund të ndihmojë në mbrojtjen e hapësirës ajrore të Maqedonisë së Veriut, nëse nënshkruhet marrëveshje për të blerë tetë avionë F-16 nga Shtetet e Bashkuara, tha kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov.

Agjencia e lajmeve “Bgnes” përcjell se Bullgaria, e cila është gjithashtu anëtare e BE-së, po përpiqet të zëvendësojë MiG-29 e saj të vjetër dhe të përmirësojë pajtueshmërinë e saj me standardet e NATO-s.

Departamenti i Shtetit të SHBA-ve miratoi shitjen e mundshme të tetë avionëve F-16 dhe pajisjeve të ngjashme për Bullgarinë me një kosto prej 1.67 miliardë dollarë. Megjithatë, Bullgaria pret që Shtetet e Bashkuara të ofrojnë shitje për një çmim më të ulët prej 1.2 miliardë dollarësh.

“Biseduam me kolegun tim Zoran Zaev javën e kaluar, për të ruajtur hapësirën ajrore të Maqedonisë së Veriut kur të marrim avionë të rinj. Kjo do të jetë e mirë për ta dhe për ne”, tha Borisov.

Propozimi zyrtar i SHBA-ve për shitjen e avionëve luftarakë F-16 për Bullgarinë pritet të arrijë brenda një jave, njoftoi dje ministri bullgar i mbrojtjes Krasimir Karakaçanov.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...