Policia e Maqedonisë zbulon 40 emigrantë ilegal, 12 prej tyre të mitur

Maqedonia

Policia e Maqedonisë zbulon 40 emigrantë ilegal, 12 prej tyre të mitur

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 14:39
Policia

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se dje janë zbuluar 40 emigrantë ilegal prej të cilëve 12 të mitur.

“Më 13 qershor 2019, rreth orës 14:30, në rrugën rajonale Shtip – Radovish, në zonën e quajtur “Kilometri i 6”, policia ka ndaluar një kamion mallrash “Mercedes” me targa të Shkupit të drejtuar nga Z.P (46) nga fshati Petrovec i Shkupit”, thonë nga MPB.

Nga atje thonë se gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur 40 emigrantë (26 nga Pakistani, 10 nga Siria dhe 4 nga Egjipti), prej të cilëve 12 të mitur. Z.P. është ndaluar nga policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat