Bierlein: Austria do të angazhohet që Maqedonia e Veriut këtë vit të marrë datën për fillimin e negociatave me BE-në - Bota Sot
Bierlein: Austria do të angazhohet që Maqedonia e Veriut këtë vit të marrë datën për fillimin e negociatave me BE-në

Maqedonia

Bierlein: Austria do të angazhohet që Maqedonia e Veriut këtë vit të marrë datën për fillimin e negociatave me BE-në

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 21:23
Foto nga takimi

Kryeministri Zoran Zaev u takua me kancelaren e re të Republikës së Austrisë, Brigitte Bierlein.

Në takim, kancelarja Bierlein shprehu shpresën që Austria së shpejti do përshëndesë Maqedoninë e Veriut si anëtare e Bashkimit Evropian, njoftojnë nga shërbimi i shtypit të qeverisë.

Ajo përshëndeti raportin e fundit pozitiv të Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut, dhe siç tha ajo, përsëriti se vendi i saj do të vazhdojë të jetë një mik besnike dhe përkrahës e Maqedonisë së Veriut.

Sipas Bierlein, nuk ka asnjë pengesë për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian.

Kryeministri Zaev dhe kancelarja Bierlein në takimin e sotëm ranë dakord se Republika e Austrisë është një nga investitorët më të mëdhenj në Maqedoninë e Veriut, e cila është tregues i fortë i vendosjes së marrëdhënieve në mes të dyja vendeve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...