Një vjetori i Marrëveshjes së Prespës, LSDM: Më e sukesshmja në historinë e vendit

Maqedonia

Një vjetori i Marrëveshjes së Prespës, LSDM: Më e sukesshmja në historinë e vendit

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 16:45
Marveshja e Prespës

Të hënën më 17 qershor mbushet një vit nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës e cila i dha fund konfliktit për kontestin e emrit.

Sipas LSDM-së Marrëveshja e nënshkriar nga kryeminsitrat Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, bëri kthesë historike për ardhmërinë e vendit duke hapur perspektivë për integrim në NATO dhe BE. 

“Kjo është marrëveshja më e suksesshme në historinë e vendit, e cila i hapi rrugën perspektivës Euro-Atlantike të vendit. Maqedonia e Veriut nga një vend që kishte armiq gjithandej, u shndërrua në një vend të rrethuar me miq. Edhe vet Greqia ashtu si edhe vendet tjera është duke lobuar për vendin tone”, - thonë nga LSDM.

Por kështu nuk mendojnë nga VMRO-DPMNE nga e cila vazhdojnë edhe më tej të përdorin erin Republika e Maqedonisë. Nga partia e Hristian Mickovskit vlerësojnë se kryemisnitri Zoran Zaev dhe pushteti i kanë mashtruar dhe vazhdojnë ti mashtrojnë qytetarët.

“Zaev vazhdon t’i gënjej qytetarët, ashtu siç i ka mashtruar se Kushtetuta e Maqedonisë në negociatat për emrin nuk do të preket. Njëjtë ka gënjyer se do të dorëhiqet nëse nuk arrin sukses në referendumin për ndryshimin e emrit.Kz njeri e ka me rëndësi të sillen tenderët e Zaevëve dhe atyre rreth tij, ndërsa përgjegjësia për gjendjen katastrofale në shtet dhe rënien e rejtingut partia e bart te strukturat e ulëta partiake”, - theksojnë nga VMRO-DPMNE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat