Katrougalos: Nga Evropa kam pritur qëndrim më të qëndrueshëm për Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Katrougalos: Nga Evropa kam pritur qëndrim më të qëndrueshëm për Maqedoninë e Veriut

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 13:25
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Georgios Katrougalos

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Georgios Katrougalos thotë se ka pritur qëndrim më të qëndrueshëm të Evropës ndaj Maqedonisë së Veriut.

Ai në intervistën e tij për “Efimerida ton sindakton”, i komentoi vendimet e Këshillit të Ministrave të BE-së për vendin tonë.

“Ekziston rrezik i përgjithshëm për kredibilitetin e BE-së nëse thuhet se nuk i plotësohen vendimet ndaj vendeve siç janë Maqedonia e veriut që në mënyrë të plotë i përmbushën detyrat e tyre. Për këto arsye pritja qëndrim më të qëndrueshëm të Evropës për këtë vend. Por, edhe kështu, është e hapur rruga për nisjen e bisedimeve nga tetori”, thotë Katrougalos.

Në raport me qëndrimet e opozitës nga të dy vendet, i pari i diplomacisë greke thotë se është pozitive që “Demokracia e Re” e pranon Marrëveshjen e Prespës dhe shton se është e rëndësishme që në konkluzionet e Këshillit për punë të përgjithshme është përfshirë edhe zbatimi i marrëveshjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat