Vajgël, Kukan dhe Flekenshtajn të sigurt se në tetor do të marrim datë për negociata

Maqedonia

Vajgël, Kukan dhe Flekenshtajn të sigurt se në tetor do të marrim datë për negociata

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 13:38
Vajgël, Kukan, Xhaferi dhe Flekenshtajn

Republika e Maqedonisë së Veriut do të merr datë për fillim të negociatave në tetor, kanë shprehur bindje eurodeputetët Ivo Vajgël, Eduard Kukan dhe Knut Flekenshtajn në pres konferencën e mbrëmshme të përbashkët me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi pas përfundimit të takimit të dytë në procesin Zhan Mone në Shkup.

“Asgjë nuk ka përfunduar. Ky është vetëm një nga fillimet e afrimit drejt BE-së. Së shpejti vendi juaj do të bëhet anëtare e NATO-s. Ky është një hap i rëndësishëm për gjithë ne. Vendimet që liderët e Maqedonisë së Veriut i sollën duke pranuar kushtet e dhembshme nga Marrëveshja e Prespës morën dozë të lartë të respektit për vendin tuaj jashtë saj. Kjo paraqet shenjë të mirënjohjes, por edhe përcaktim të BE-së ndaj vendit tuaj. Shtatori dhe tetori janë shumë afër vetëm një verë qëndron deri te momenti me të cilin do të shënohet fillimi i negociatave, i fillimit të një procesi të dhembshëm të adaptimit drejt legjislaturës së BE-së që çdo vend kandidat duhet t’i përmbush në Union”, ka thënë eurodeputeti Vajgël i cili është raportues për vendin në Parlamentin Evropian.

Eurodeputeti Flekenshtajn i cili vjen nga Gjermania e ka përsëritur përcaktimin e kancelares Angela Merkel se do të angazhohet me gjithë peshën e tij politike për Maqedoninë e Veriut të merr datë për negociata qasëse në shtator ose tetor.

“Deklaratat e saj nuk i dua çdoherë, por kjo deklaratë e tij më pëlqeu dhe mendoj se është shumë e fuqishme dhe porosi e qartë nga një shef i shtetit. Dhe nëse ajo ka thënë diçka në atë mënyrë të qartë ka pasur arsye ta bëjë atë me të vërtetë dhe jam i bindur se data e fillimit të negociatave do të shpallet në shtator ose tetor me siguri”, ka thënë Flekenshtajn.

Edhe eurodeputeti Kukan ka komentuar konkluzat e Këshillit të BE-së duke dërguar porosi se koha ecë dhe se vendi duhet të vazhdojë me reformat, duke shprehur vetëm shpresë, por edhe duke theksuar se është i sigurt se do të marrim datë për fillim të negociatave dhe do të tregojmë se e meritojmë atë.

Vajgël dhe Kukan e kanë theksuar faktin se Parlamenti i Maqedonisë së Veriut është i vetmi funksional në rajon.

Siç ka informuar në pres konferencën kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në kuadër të rrethit të dytë të negociatave nga procesi ku fokusi ka qenë Rregullorja e Kuvendit është arritur pajtueshmëri për pavarësinë financiare të Parlamentit për sigurinë dhe çështje që i referohen shërbimit parlamentar, pastaj rolit mbikëqyrës të Kuvendit dhe mënyrën e organizimit të diskutimeve mbikëqyrëse.

I pyetur lidhur me seancën konstituive, ka thënë se është harmonizuar dhe precizuar mënyra e fillimit dhe mbarimit të seancës konstituive. Në atë pjesë, ka thënë se është krijuar kapitull i ri në drejtim të ndarjes së procedurës për zgjedhje të kryetarëve dhe nënkryetarëve që të mos jenë në seancë të njëjtë.

Takimi i parë në kuadër të dialogut “Zhan Mone” përfaqësuesit e partive parlamentare në Kuvend e mbajtën vitin e kaluar në Ohër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat