Maqedoni, pasdite priten reshje të shiut - Bota Sot
Maqedoni, pasdite priten reshje të shiut

Maqedonia

Maqedoni, pasdite priten reshje të shiut

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 14:25
Foto Ilustrim

Moti pasdite do të jetë i paqëndrueshëm me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Do të fryjë erë nga drejtim veri- lindor, njoftojnë nga Enti Hidrometeorologjik.

Temperatura maksimale do të lëvizin prej 27 deri në 34 gradë.

Në Shkup, pasdite, pritet mot i ligë me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima me kushte lokale për breshër. Temperatura do të arrijnë deri në 31 gradë.

Nga EHM njoftojnë se edhe nesër pasdite pritet të jetë moti i ngjashëm. Pastaj do të ketë mot të qëndrueshëm dhe me diell, të premten dhe gjatë fundjavës pritet të ketë mot të qëndrueshëm.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...