Maqedoni, nëse ka bojkot nuk do të ketë regjistrim të popullsisë

Maqedonia

Maqedoni, nëse ka bojkot nuk do të ketë regjistrim të popullsisë

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 16:34
Shkupi

Drejtori i Entit Shtetëror për Statistika, Apostol Simovski shpreson se regjistrimi i popullsisë nuk do të keqpërdoret për qëllime politike.

“Secili bojkotim do të thotë edhe dështim të regjistrimit të popullsisë. Shpresoj se të gjitha subjektet politike do të kuptojnë se ky ligj është profesional”, tha Simovski.

Javën e ardhshme do të bisedohet me OBRM-PDUKM-në me qëllim që të harmonizohet përmbajtja e Ligjit për regjistrimin e popullsisë.

Sipas Simovskit, sa më shpejt duhet të votohet ligji që definon buxhetin dhe se pa ligj nuk mund të bëhet regjistrimi i popullsië.

Sipas OBRM-PDUKM-së, Maqedonia duhet të zbatojë regjistrim të popullsisë sipas kritereve të Eurostat dhe kritereve të BE-së ashtu siç bëhet në Gjermani, Skandinavi, Spanjë dhe secilin vend evropian.

Regjistrimi provues përfundoi gjatë ditë së djeshme dhe u zbatua në 13 komuna dhe tetë rajone. Janë regjistruar 3.839 banesa, 4.572 apartamente, 3.184 amvisëri dhe 10.267 persona. 1.400 apartamente kanë qenë boshe, ndërsa 30 persona kanë refuzuar të regjistrohen. Enti shtetëror për statistika e vlerësoi si të suksesshëm regjimin provues të popullsisë, ndërsa problemi kryesor që janë ballafaquar në terren është përmbajtja e pyetjeve që në të ardhmen do të bëhen më të thjeshta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat