Zaev pret që vendi deri në dhjetor të anëtarësohet në NATO

Maqedonia

Zaev pret që vendi deri në dhjetor të anëtarësohet në NATO

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 12:42
Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev shrepson se vendi ynë do të anëtarësohet në NATO në Samitin e Londrës në dhjetor ku do të shënohet 70 vjetori i Aleancës.

Zaev rikujtoi se deri tani shumica e vendeve anëtare të NATO-s kanë ratifikuar protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut.

“Integrimi në NATO do të ketë efekte pozitive në sigurinë dhe prosperitetit tonë, dhe rajonit më gjerë”, tha Zaev në prezantimin e ‘Digjitalizimit të sistemit për menaxhime me kriza’ në organizimin e Qendrës për menaxhime me kriza dhe NATO-s.

Zaev falënderoi Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg për integrimet e vendit tonë në NATO.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat