Mickoski pret të arrestohet, thotë se ndiqet nga zyrtarë të MPB-së

Maqedonia

Mickoski pret të arrestohet, thotë se ndiqet nga zyrtarë të MPB-së

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 19:33
Hristijan Mickoski

Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, në një intervistë për TV Alfa ka thënë se pret skenar të ri, gjegjësisht arrestimin e tij.

Duke folur për aksionin e fundit policor ku u arrestuan disa persona, në mesin e të cilëve edhe ish-funksionarë të OBRM-PDUKM-së, Mickoski tha se ka plan në rast të arrestimit të tij.

“Mendoj se në skenarin e tillë do të jetë ndonjë plan për arrestimin e kryetarit të OBRM-PDUKM-së, liderit të opozitës dhe bashkëpunëtorëve të afërt të tij. E shfrytëzoj mundësinë të bëj apel tek qytetarët dhe udhëheqësia e OBRM-PDUKM-së që do të vijnë, të vazhdojnë të luftojnë për të mos sjellur vendime nën emocione”, tha Mickoski.

Ai shtoi se është cak i ndjekjeve nga ana e zyrtarëve policorë të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
“Kam plan të qartë në rast të tillë, jam i vetëdijshëm se mund të vijë deri tek kjo. Kam folur me njerëz të familjes sime, ndërsa nga Zaevi dhe njerëzit e tij mund të pritet gjithçka. Madje edhe të vijnë të më arrestojnë. Unë e di cili është qëllimi i këtij pushteti despot”, tha Mickoski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat