Gjykata Penale merr vendim në favor të Dragan Pavloviq-Latas

Maqedonia

Gjykata Penale merr vendim në favor të Dragan Pavloviq-Latas

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 09:41
Llatas

Këshilli Gjyqësor pranë Gjykatës Penale të Shkupit sot vendosi që të lirojë Dragan Pavloviq-Latas dhe vëllezërit e tij nga aktakuzat e Prokurorisë Speciale Publike në lidhje me ndërtimet pa leje të vilave që kanë ndodhur në Zelenikovë për shkak se nuk bëhet fjalë për vepër penale.

Shpenzimet e gjykimit do t’i paguajë buxheti shtetëror i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Prokuroria Speciale Publike kërkonte që Gjykata Penale e Shkupit t’i dënojë Dragan Pavloviq-Latas dhe vëllezërit e tij Srgjan dhe Zvezdan për ndërtimin ilegal të vilave dhe gjithashtu të konfiskohen këto ndërtime ilegale, përkatësisht vilat në komunën e Zelenikovës.

PSP e akuzonte se tashmë të pafajshmit Dragan Pavloviq-Latas së bashku me vëllezërit e tij edhe pse e kanë ditur se nuk kanë leje për ndërtim, kanë filluar të ndërtojnë duke shkelur kështu ligjin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat