Micaela Schweitzer-Bluhm: Shteti duhet të dëgjojë dhe të përmbush nevojat e qytetarëve që ata të jenë të lumtur

Maqedonia

Micaela Schweitzer-Bluhm: Shteti duhet të dëgjojë dhe të përmbush nevojat e qytetarëve që ata të jenë të lumtur

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 10:02
Ambasadorja e ShBA-ve, në Maqedoninë e Veriut, Micaela Schweitzer-Bluhm

Ushtruesja e detyrës, ambasadore e ShBA-ve, në Maqedoninë e Veriut, Micaela Schweitzer-Bluhm për përvjetorin e pavarësisë së ShBA-ve mbajti fjalim para mysafirëve në festën brenda ambasadës së ShBA-ve në Maqedoni tha se shteti duhet të dëgjojë qytetarët dhe të ju plotësoj atyre nevojat apo kërkesat që ata të jenë të lumtur.

“Qytetarët e shteteve tona kanë nevojë që të dëgjohen. Qytetarët kanë nevojë për liri dhe jetë, dhe gjithmonë janë në kërkim të lumturisë. Për të arritur këtë, qeveria duhet të përmbush nevojat dhe të përgjigjet me përgjegjësi ndaj qytetarëve. Duhet që qeveria t’i dëgjojë qytetarët” tha Bluhm

“Këto tre vite kanë qenë me ndryshime dinamike në Maqedoninë e Veriut, ndryshime pozitive që ju kanë forcuar rrugën tuaj për stabilitet dhe prosperitet. Por, demokracia asnjëherë nuk mbaron dhe çdo herë është në lëvizje. Ka çdo herë nevojë për të punuar për qytetarët” tha gjithashtu Bluhm.

Përndryshe, në festën e pavarësisë së Maqedonisë ishin të pranishëm zyrtarë të pushtetit dhe të opozitës, maqedonase dhe shqiptare. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat