Anti-korrupsioni: Në afat sa më të shkurtë të propozohet ministri i ri i Financave

Maqedonia

Anti-korrupsioni: Në afat sa më të shkurtë të propozohet ministri i ri i Financave

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 15:42
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK)

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), thotë që kryeministri Zoran Zaev në afat sa më të shkurtë duhet të dorëzojë propozim të ri për ministër të Financave.

Pas pohimeve të Komisionit, se Zaev nuk mund të jetë edhe kryeministër dhe ministër, më 26 qershor në seancë kuvendare Zaev tërhoqi propozimin që të jetë ministër i Financave.

Tani nga Komisioni thonë se Zaev duhet sa më parë të tërhiqet nga ky funksion.

“Zaev si kryeministër mund vetëm të mbikëqyr punën e ministrisë. Atje ka zv.ministër dhe ai është i autorizuar për situata të këtilla. I bëjmë thirrje kryeministrit që në afat sa më të shkurtë të zgjedh ministër të ri”, thonë nga KSHPK.

Ndërsa në seancën e mbrëmshme qeveritare Zaev ka marrë autorizim nga Qeveria që t’i krijojë politikat financiare, ndërsa kompetencat do t’i ketë zëvendës ministrja Shiret Elezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat