Zakharieva: Goce Dellçev duhet të na bashkojë dhe jo të na ndajë

Maqedonia

Zakharieva: Goce Dellçev duhet të na bashkojë dhe jo të na ndajë

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 12:11
Ministrja bullgare për Punë të Jashtme Ekaterina Zakharieva

Ministrja bullgare për Punë të Jashtme Ekaterina Zakharieva në intervistë për “BTB” tha se Goce Dellçev duhet të na bashkojë dhe jo të na ndajë.

Në pyetjen se i kujt është Goce Dellçevi, i Bullgarisë apo i Maqedonisë, ministrja tha se është i përbashkët.

“Kemi histori të përbashkët, kështu e thotë edhe Marrëveshja për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim mes dy shteteve. Ajo që dëshiron të thotë Bullgaria në këtë marrëveshja është e vërteta, Goce Dellçev është bullgar, revolucionar i theksuar, një ndër figurat më të rëndësishme edhe për ato, i cili ka luftuar për autonominë e Maqedonisë. Nuk shoh pse shahemi për të, ky personalitet duhet të na bashkojë, dhe jo të na ndajë”, tha Zakharieva.

Ndryshe, kohëve të fundit figura e Goce Dellçevit ka qenë në mesin e deklaratave të politikanëve nga Maqedonia dhe Bullgaria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat