Temperaturat tropikale mbushin plazhet e Ohrit dhe Strugës - Bota Sot
Temperaturat tropikale mbushin plazhet e Ohrit dhe Strugës

Maqedonia

Temperaturat tropikale mbushin plazhet e Ohrit dhe Strugës

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 17:40
Foto

Moti i nxehtë dhe temperaturat e larta i mbushën plazhet në Ohër dhe Strugë. Turistët dhe qytetarët freskim kërkojnë në ujërat e liqenit ku temperatura e ujit për momentin është 22 gradë. Ndonëse rekomandimet janë të mos dilet në diell nga ora 11 deri më 17 për shkak të rrezeve të larta ultravjollcë, shumë prej njerëzve nuk i përfillin ato dhe tërë ditën e kalojnë në plazh.

Koha është shumë e mirë. Këtyre ditëve thanë se do ketë valë të nxehtë dhe ne këtu në Liqenin e Ohrit freskohemi. Uji është shumë i mirë”.

Sot dita e treta që jemi në Ohër. Ia kalojmë shumë mirë, qyteti na pëlqen shumë, ndërsa Liqeni është çudia e shtatë botërore. U lamë dhe uji është i ngrohtë”.

Po freskohemi. Ohri vërtetë është qytet i bukur dhe i këndshëm. Mysafirë vijnë nga gjithkund për dallim nga më herët kur ishte E bukura e harruar. Uji është pak më i ftohtë por freskon”. – theksuan pushuesit e intervistuar për Alsat

Edhe në Strugë turistët kërkojnë një vend më tepër në plazhet përreth.

Hotelierët shpresojnë për një verë të begatshëm.
 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...