Hekurudha e dëmtuar krijon probleme për furnizimin e metaleve në Maqedoni

Maqedonia

Hekurudha e dëmtuar krijon probleme për furnizimin e metaleve në Maqedoni

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 17:34
Hekurudha

Për shkak të dëmtimit të një pjese të hekurudhës, është ndërprerë komunikacioni në mes Shkupit dhe Republikës së Serbisë.

Nga “Makstil” Shkup thonë se ka problem me furnizimin me mbeturinat metalike, e cila është lënda e parë metalurgjike kryesore për ta.

“Pasojat e kësaj ndërprerjeje mund të jenë të paparashikueshme, meqenëse vazhdimësia e aktiviteteve prodhuese është vënë në pikëpyetje”, reagojnë nga “Makstil”.

Nga atje deklarojnë se pozicionet e tregut që janë fituar mund të rrezikohen.

Ata nuk mund të planifikojnë ciklin e prodhimit sepse nuk ka transport alternativ.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat