Spasovski: Gjendja e sigurisë në vend është stabile dhe e qetë - Bota Sot
Spasovski: Gjendja e sigurisë në vend është stabile dhe e qetë

Maqedonia

Spasovski: Gjendja e sigurisë në vend është stabile dhe e qetë

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 15:01
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski

Gjendja e sigurisë është stabile. e qetë dhe nuk ka kurfarë indikacione për shkelje në mbarë territorin e shtetit, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Oliver Spasovski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve se çfarë janë vlerësimet për sigurinë pas paralajmërimeve të El Çekës “se është e mundur të ndodhë Kumanova e dytë në mes të Shkupit”.

“MPB dhe të gjitha organet e tjera të cilat janë kompetente për zbatimin e ligjit po i ndërmarrin të gjitha aktivitetet e veta lidhur me gjendjen e sigurisë”, theksoi Spasovski, i cili sot në mëngjes ndoqi një pjesë të përzgjedhjes të kandidatëve për nëpunës të ri policorë në Qendrën e MPB-së për trajnim në Idrizovë.

Mes tjerash, ai informoi se në MPB ekziston sektor i posaçëm që merret me krim kompjuterik, ndërkaq tashmë po përgatitet bashkërisht me Ministrinë e Mbrojtjes dhe me Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës strategji për siguri kibernetike.

“Sektori për krim kompjuterik në MPB çdo ditë punon edhe në pjesën e gjuhës së urrejtjes dhe në pjesën e sulmit të sajteve. Kështu që në atë pjesë po zhvillohet edhe teknologjia, megjithatë edhe kapacitetet tona po përforcohen”, tha ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...