VMRO-DPMNE: Pse Prokuroria Publike e mbron nga përgjegjësia Katica Janevën?

Maqedonia

VMRO-DPMNE: Pse Prokuroria Publike e mbron nga përgjegjësia Katica Janevën?

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 10:20
VMRO-DPMNE (OBRM-PDUKM)

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thekson se në Maqedoni sundon qeveri e korruptuar dhe kriminalizuar. Ata thonë se me LSDM-në dhe Zaevin në pushtet, çdo biznesmen ose qytetar është viktimë ose mund të bëhet viktimë.

“Opinioni duhet ta dijë kush janë Kiki dhe Friki nga tregimi për haraç i publikuar në media dhe nëse këto persona janë përfaqësues të lartë të LSDM-së. Pse Prokuroria Publike e mbron nga përgjegjësia Katica Janevën”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se Zaevi e ka ditur se Janeva është e përfshirë në krim dhe sipas tyre, ka kundërshtuar shkarkimin e saj.

“Prokuroria Publike duhet të bëjë hetim të detajizuar dhe serioz, pasi vetëm me arrestimin e Boki 13 dhe Zoran Milevskit është akt i heshtjes të së vërtetës. PSP, LSDM dhe Zaevi e kanë devalvuar shtetin e së drejtës dhe institucionet”, thonë nga OBRM-PDUKM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat