Bekteshi-Azevedo: Maqedonia e Veriut është në rrugën e duhur për ekonomi të hapur dhe rritje ekonomike - Bota Sot
Bekteshi-Azevedo: Maqedonia e Veriut është në rrugën e duhur për ekonomi të hapur dhe rritje ekonomike

Maqedonia

Bekteshi-Azevedo: Maqedonia e Veriut është në rrugën e duhur për ekonomi të hapur dhe rritje ekonomike

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 11:21
OBT

Organizata Botërore Tregtare (OBT) e njeh progresin të cilin e bëri Republika e Maqedonisë së Veriut në rrugën drejtë integrimit botëror tregtar, ndërsa vendi është në rrugën e vërtetë për tregti të hapur, rritje më të madhe ekonomike dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Këtë e kanë përfunduar ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe drejtori i përgjithshëm i OBT-së Roberto Azevedo në takimin në kuadër të vizitës treditore në OBT në Gjenevë, ku shteti e prezanton Revizionin e dytë të politikës tregtare.

Ministri Bekteshi e informoi njeriun e parë të OBT-së për reformat të cilat i bëri vendi, në rend të parë në plan politik, edhe në planin ekonomik, të cilat kontribuuan për përmirësimin e biznes klimës. Me nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës, me çka u zgjidh kontesti shumëvjeçar me Greqinë për ndryshim të emrit kushtetues dhe të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, u hap rruga e Republikës së Maqedonisë së Veriut për transformimin e ekonomisë. Këto reforma, siç theksoi ministri, ishin njohur nga NATO-ja, prej ku vendi mori ftesë për anëtarësim ku duhet të formalizohet deri në fund të vitit, por edhe nga Bashkimi Evropian, i cili dha vlerësime pozitive për progresin e shtetit, për çka pritet datë për fillimin e negociatave në tetor, ka thënë Bekteshi.

Ai njëherit ka kërkuar mbështetje për anëtarësim të vendit drejtë Marrëveshjes pluraterale për furnizime publike, me të cilën kompanitë vendore do të mund të marrin pjesë në tenderët ndërkombëtarë në 38 shtete. Aplikacioni për anëtarësim drejtë Marrëveshjes është dorëzuar në vitin 2017, ndërsa në fillim të vitit të kaluar është dorëzuar edhe ofertë fillestare e cila ende është lëndë e diskutimit te anëtaret.

Siç kumtoi Ministria e Ekonomisë, njeriu i parë i OBT-së, ka dërguar urime për reformat e shtetit të bëra edhe në periudhë të turbulencave, që, sipas tij, jep porosi të qartë për integrimin e saj të mëtutjeshëm tregtar.

Ministri, gjithashtu, ka informuar se pas turbulencave politike, ekonomia e RMV-së është stabile, vitin e kaluar shënoi rritje të BPV-së prej 2,7 për qind, ndërsa në tremujorin e parë të këtij viti rritja arriti 4,1 për qind, që i tejkaloi projeksionet e Qeverisë. Pritjet janë se deri në fund të vitit ekonomia do të ofrojë rritje edhe për mbi katër për qind.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...