Spasovski: Është intensifikuar gjuha e urrejtjes në prag të festës së Ilindenit

Maqedonia

Spasovski: Është intensifikuar gjuha e urrejtjes në prag të festës së Ilindenit

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 14:08
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski

Oliver Spasovski, ministri i Punëve të Brendshme, sot nga foltorja e Kuvendit, duke iu përgjigjur pyetjeve parlamentare, tha se kërcënimet dhe gjuha e urrejtjes në rrjetet sociale u intensifikuan përpara festës kombëtare të Ilindenit më 2 gusht dhe se autoritetet po punojnë më shumë për këtë çështje.

“Kërcënimet dhe gjuha e urrejtjes janë intensifikuar gjatë nënshkrimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore me Bullgarinë dhe Greqinë, para ngjarjeve sportive përpara vizitës së Papës, tani para zgjidhjes së statusit të Prokurorisë Speciale Publike para festimit të festës kombëtare Ilindenit. Ne po punojmë për të zhdukur thirrjet për linçim dhe vrasje publike dhe do të intensifikohen në periudhën e ardhshme”, tha Spasovski.

Ai shtoi se janë paraqitur 82 raste të përhapjes së gjuhës së urrejtjes, por se edhe prokuroria edhe gjykata duhet të bëjnë punën e tyre.

Ai shtoi se autoritetet punojnë me OSBE-në dhe strukturat e tjera shtetërore për trajnim për njohjen e vetë aktit të gjuhës së urrejtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat