Qytetarët e Maqedonisë deri më 750 denarë paguajnë në para të gatshme, mbi këtë me kartelë

Maqedonia

Qytetarët e Maqedonisë deri më 750 denarë paguajnë në para të gatshme, mbi këtë me kartelë

Më: 26 korrik 2019 Në ora: 14:43
MasterCard

Ushqim, veshje, fatura komunale dhe benzin qytetarët e Maqedonisë shpesh i paguajnë me karta, ndërsa shuma që preferojnë të paguajnë me kartë është mbi 750 denarë.

Këto janë rezultatet e hulumtimit të bërë nga “MasterCard”, “MasterIndex” të kryer mbi nevojat financiare dhe zakonet e mbajtësve të kartave aktive në Maqedoni.

Sipas hulumtimit, 93.7% e të anketuarve kanë një kartë debiti, 28% kanë vetëm kartë krediti dhe 22% si debit ashtu edhe kartë krediti.

Deri në 750 denarë, shtetasit e Maqedonisë preferojnë të paguajnë para në dorë. Gjatë hulumtimit, 55.1 përqind e të anketuarve deklarojnë se nuk përdorin karta për shuma deri në 750 denarë, ndërsa 25.7 përqind deklarojnë se përdorin kartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat