Maqedoni, a janë të detyrueshme afishet ngjitëse tek automjetet?

Maqedonia

Maqedoni, a janë të detyrueshme afishet ngjitëse tek automjetet?

Më: 31 korrik 2019 Në ora: 18:59
Ilustrim

Afishet ekologjike për automjetet, që u paralajmëruan si masë kundër ndotjes së ajrit, nuk do të jenë të detyrueshme për qytetarët.

Ligji për automjetet që u votua në Kuvend u lë mundësi qytetarëve të blejnë afishe të kuqe, të verdhë apo të gjelbër, por vetëm nëse ata duan. Megjithatë, në ditët me ajër të ndotur, edhe automjetet më të reja nuk do të mund të marrin pjesë në komunikacion pa afishe.

“Në momentin kur Këshilli i Komunës, apo Bashkisë së Shkupit do të vendos që në një zonë të caktuar nuk mund të hynë automjete të kategorisë së verdhë apo të kuqe, atëherë të gjithë qytetarët të kategorisë së verdhë do të kenë mundësi që tek shërbimet teknike të marrin afishe ngjitëse dhe në këtë mënyrë do të mund të udhëtojnë në ato zona”, thotë ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Automjetet shtetërore të ndërmarrjeve publike dhe institucioneve nuk janë të përfshira në këtë ligj ndërsa kush do t’i kontrollojë qytetarët, dhe sa do të jetë shuma e afisheve ngjitëse dhe dënimet, nga Ministria e Ekonomisë thonë ligji do të përcaktohet më tej, pasi duhet të harmonizohet edhe me aktet tjera ligjore.

Pikërisht këto ‘pikëpyetje’ mund ta pengojnë zbatimin e ligjit, thonë nga partia e gjelbër, të cilët në propozimin e parë të ligjit zëshëm përkrahën, por në versionin përfundimtar mbetën të përmbajtur.

Sipas deputetes Maja Moraçanin, për autoritetet do të jetë e vështirë të bëj kontrollin e automjeteve dhe sanksionimin e automjeteve pa afishe ngjitëse dhe e kanë të ndaluar të kyçen në komunikacion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat