Maqedonia feston “Ilindenin”, manifestimet mbahen në “Meçkin Kamen” në Krushevë

Maqedonia

Maqedonia feston “Ilindenin”, manifestimet mbahen në “Meçkin Kamen” në Krushevë

Më: 2 gusht 2019 Në ora: 11:07
Ilustrim

Sot është ditë feste shtetërore në Maqedoni pasi festohet “Ilindeni”, dita e luftës maqedonase për liri, pavarësi dhe shtetësi.

Sipas historianëve maqedonas, kjo ditë është 116 vite pas mbarimit të kryengritjes së Ilindeni.

Festa e kësaj dite do të mbahet në “Meçkin Kamen” në Krushevë me moton “Të gjithë jemi fëmijë të Ilindenit”.

Delegacioni shtetëror i udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev do të merr pjesë në festën qendrore.

Itinerari i festës do të jetë i tillë që do të mbledh me një vend kreun shtetëror dhe përfaqësues të politikës ndërsa para tyre do të performojnë grupi i valleve “Tanec”, Shoqëria Kulturore “Emin Duraku” dhe në fund do të mbyllet manifestimi me korin “Krusheva”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat