Maqedoni, gjatë vitit 2018 për shkak të shpejtësisë në vozitje 43 persona kanë humbur jetën

Maqedonia

Maqedoni, gjatë vitit 2018 për shkak të shpejtësisë në vozitje 43 persona kanë humbur jetën

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 15:48
Foto ilustrim

Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacion dhe në Rrugë ju bën apel shoferëve të vozisin qetë, sigurt dhe t’i respektojnë rregullat e kufizimit të shpejtësisë.

Nga KRSKRR potencojnë se shpejtësia është faktor kyç në të gjitha aksidentet rrugore dhe lirisht mund të thuhet se nga shpejtësia varet nëse do të ndodh ndonjë aksident dhe çfarë pasoja do të ketë.

Sipas të dhënave statistikore, vozitja e shpejtë mbetet faktor kryesor për nxitjen e aksidenteve rrugore me pasoja fatale. Në vitin 2018, në Maqedoninë e Veriut, 43 persona e kanë humbur në aksidente rrugore nga vozitja e shpejtë, ndërsa 1069 persona kanë marrë lëndime të rënda trupore si pasojë e vozitjes së shpejtë.

Për fat të keq, hulumtimet tregojnë se 86 e vozitësve në vend të paktën një herë i kanë shkelur rregullat e kufizimit të shpejtësisë, ndërsa 20% i tyre këtë e bëjnë shpesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat