Galloway: Forcimi i sundimit të së drejtës është thelbësor

Maqedonia

Galloway: Forcimi i sundimit të së drejtës është thelbësor

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 15:47
Rachel Galloway

Ambasadorja e Britanisë së Madhe në Maqedoni të Veriut, Rachel Galloway në rrjetin social ‘Twitter’ në lidhje me aferën ‘Haraçi’ tha se forcimi i sundimit të së drejtës në Maqedoni të Veriut është thelbësor.

“Forcimi i sundimit të së drejtës është thelbësor në Maqedoninë e Veriut dhe mundësi që institucionet e pavarura të tregojnë përkushtim ndaj drejtësisë për të gjithë qytetarët”.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme Këshilli i Ambasadorëve përmes një komunikatë ka shprehur mbështetje për qëndrimet e presidentit të shtetit Stevo Pendarovski lidhur me rastin “Haraçi”.

“Këshilli i Ambasadorëve i jep mbështetje të plotë presidentit të Republikës Stevo Pendarovski për qëndrimet e tij të forta gjatë konferencës së djeshme për media. Presidenti u rreshtua në parimet e shtetit juridik dhe interesave të qytetarëve si dhe kredibilitetin e shtetit drejt agjendës euroatlantike të Maqedonisë”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat