Gjykata Supreme e Maqedonisë largon dilemat: Morina nuk do të ekstradohet në Serbi

Maqedonia

Gjykata Supreme e Maqedonisë largon dilemat: Morina nuk do të ekstradohet në Serbi

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 13:37
Tomorr Morina

Anëtarët e Këshillit të Gjykatës Supreme në Maqedoni vendosën se ish-pjesëtari i UÇK-së Tomorr Morina nuk duhet të ekstradohet në Serbi.

“Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë se Veriut njofton se më 14 gusht 2019 solli vendim për lëndën nr.30/2019 ku vërtetohet vendimi i Këshillit Penal i Sektorit për krim të organizuar dhe korrupsion në Gjykatën Penale Shkup KIOK-KS.nr 252/19 nga 07.08.2019, i cili vendosi se nuk përmbushen supozimet ligjore për ekstradimin e personit T.M, shtetas i Mbretërisë së Bashkuar dhe Republikës së Kosovës”, thuhet në vendimin e Supremes.

Një mendim të tillë parimor-juridik më 7 gusht e dha edhe Gjykata Themelore e Shkupit, të cilët pasi e rishikuan dokumentacionin e plotë të kërkesës serbe për ekstradim, sollën vendim se nuk përmbushen kushtet për ekstradimin e Tomor Morinës.

Këtë vendim Themelorja e solli duke e vlerësuar po ashtu edhe praktikën e deritanishme gjyqësore dhe të së drejtës ndërkombëtare.

Më 24 korrik policia e Maqedonisë së Veriut e arrestoi Morinën në pikë kalimin kufitar Bllacë. Arrestimi u bë pasi që me kërkesë të Serbisë, INTERPOL-i kishte lëshuar fletë arrest për ish-ushtarib e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Serbia e akuzon Morinën për krime ndaj civilëve në luftën e viteve 1998-1999 në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat