Gjykimi për “Titanik 3” do të vazhdojë më 26 gusht

Maqedonia

Gjykimi për “Titanik 3” do të vazhdojë më 26 gusht

Më: 19 gusht 2019 Në ora: 17:19
Pamje nga vendi i ngjarjes

Gjyqi për shkatërrimin e materialit zgjedhor në zgjedhjet lokale të vitit 2013, ku akuzohet anëtarët e atëhershëm të Komisionit Zgjedhor në Çair, Ejup Alimi dhe Ismet Guri nga BDI, do të vazhdojë më 26 gusht.

Pas një pauzë për marrjen e vendimit për kërkesën e palës mbrojtjes për të përjashtuar prokurorët nga rasti, seanca e sotme vazhdoi me leximin e provave të reja të propozuara nga mbrojtja e të akuzuarve.

Pas paraqitjes së provave, Gjykata refuzoi kërkesën për një mendim të ekspertit të votave nga votimi në zgjedhjet e vitit 2013 nga pala mbrojtëse, ndërsa mbrojtja kërkoi marrjen në pyetje të dy të dyshuarve.

Më herët, avokati Milanov paraqiti një kërkesë për përjashtimi nga rasti pokurorët Fatime Fetai dhe Gavril Bubevski, i cili shpjegoi se kjo ishte për shkak të zhvillimeve të fundit në PSP. Mirëpo porkurorja specjale Katica Janeva refuzoi përjashtimin e prokurorëve Fatime Fetai dhe Gavril Bubevski nga rasti “Titanik 3”.

Këshilli Gjyqësor për kërkesën e përjashtimit të Janevës vlerësoi se nuk mund të përbëjë pengesë për procesin për shkak të autonomisë së PSP-së të vendosur me një ligj të veçantë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat