Osmani: Mbështesim institucionet të zbardhin të vërtetën për rastin “Haraçi”, partitë të mos e përdorin për pikë politike

Maqedonia

Osmani: Mbështesim institucionet të zbardhin të vërtetën për rastin “Haraçi”, partitë të mos e përdorin për pikë politike

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 14:08
Bujar Osmani

Zv.kryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani, sot në konferencë për shtyp ka folur në lidhje me rastin “Haraçi” dhe arrestimin e prokurores speciale Katica Janeva.

Ai tha se mbështet organet gjyqësore për zbardhjen e plotë të këtij rasti, duke shtuar se do të jetë një test i vërtetë për ta, për të dëshmuar se ka drejtësi në vendin tonë.

“Lufta joselektive kundër krimit dhe korrupsionit dhe sundimin se drejtës paraqesin vlera për të cilat BE ka nivel të ulët të tolerancës. Kemi detyrim të përbashkët që të shmangim të gjitha dyshimet te vendet skeptike evropiane. Është detyrim i jonë që të krijojmë institucione efikase dhe paanshme për hetimin e krimit dhe korrupsionit”, tha Osmani.

Ai ju bëri thirrje partive opozitare shqiptare që të mos përdorin këtë rast për pikë politike.

“Keqpërdorimi i rastit për politika ditore paraqet papjekuri politike. Nëse dikush ka dyshim për individ të përfshirë në këtë rast, në vend të histerisë, ato t’i paraqesin te organet kompetente”, ka thënë Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat