Ademi: Nuk ka nevojë për grevë, jemi të gatshëm që të bisedojmë me SASHK-un

Maqedonia

Ademi: Nuk ka nevojë për grevë, jemi të gatshëm që të bisedojmë me SASHK-un

Më: 27 gusht 2019 Në ora: 13:09
Arbër Ademi

Ministri për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Arbër Ademi tha se nuk ka nevojë që më 2 shtator të organizohet grevë nga Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë dhe thotë se dëshiron që sindikata të tërhiqet nga këto qëllime.

“Kisha dashur që të tërhiqen nga organizimi i grevës së paralajmëruar, sepse me të vërtet nuk ka arsye për këtë. Grevë organizohet kur nuk ka zgjidhje, ndërsa ne ofrojmë zgjidhje, rritje të pagave për pesë përqind në vitin 2018 dhe pesë përqind për vitin 2019”, tha Ademi.

Ai tha se pagat në shkollat e mesme dhe fillore në vitet e kaluara janë rritur për 10.8 përqind, ndërsa pas disa viteve për herë të parë janë rritur pagat edhe në arsimin e lartë dhe shkencë.

Ai sqaroi se ditën e premte ka marrë pjesë në seancën Këshillit të SASHK-ut dhe ka përcjell qëndrimin e Qeverisë se prioritetet e tyre janë përmirësimi i statusit të të gjithë të punësuarve në sektorin e arsimit. Ai njoftoi se mbrëmë ka realizuar një bisedë telefonike me kryetarin e SASHK-ut, Jakim Nedellkovski dhe paraljamëroi se këtë javë do të realizojnë një takim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat