Lila Filipovska merret në pyetje për rastin “Haraçi” - Bota Sot
Lila Filipovska merret në pyetje për rastin “Haraçi”

Maqedonia

Lila Filipovska merret në pyetje për rastin “Haraçi”

Më: 2 shtator 2019 Në ora: 10:29
Foto ilustrim

Lila Filipovska ka arritur në Prokurorinë Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsiont, ku duhet të jep dëshmi për rastin “Haraçi”.

Sipas A1on, Lila Filipovska e ka tërhequr vëmendjen e prokurores Villma Ruskovska, pasi ka vërejtur shuma të mëdha që ajo i ka dhënë hua Bojan Jovanovskit.

Jozyrtarisht mësohet se Filipovska dy herë ka lëshuar para në llogari të “Boki 12”, ose në kompani që lidhen me të, në shuma prej 20 mijë eurove.

Prokuroria heton nëse paratë që Filipovska ia ka dhënë hua “Boki 13” janë të njëjtat që i janë marrë afaristit Orce Kamçev, për rastin “Haraçi”.

Ata do të kontrollojnë edhe si ato para kanë përfunduar në llogarinë e Filipovskës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...