Aksident në Veles, lëndohen rëndë dy persona

Maqedonia

Aksident në Veles, lëndohen rëndë dy persona

Më: 2 shtator 2019 Në ora: 14:16
Ilustrim

Dy persona janë lënduar në aksident trafiku që sot rreth orës 11:30 ndodhi në rrugën Veles-Çashkë, në dalje të Velesit.

Aksidenti ka ndodhur në mes një makine dhe motoçiklete, ndërsa të lënduarit janë të moshës 17 dhe 18 vjeçare, të cilët janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Velesit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga shërbimet e ndihmës së shpejtë thonë se dy të lënduarit janë në gjendje të vetëdijshme, ndërsa janë dërguar për në spitalin kirurgjik të Velesit.

Për shkak të aksidentit dhe ekspertizave, ekipi i SPB Veles kontrollon komunikacionin dhe lëshon me radhë makina nga të dy anët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat