Një person është shpëtuar nga zjarri në komunën e Novo Sellës

Maqedonia

Një person është shpëtuar nga zjarri në komunën e Novo Sellës

Më: 4 shtator 2019 Në ora: 22:04
Foto ilustrim

Një person është shpëtuar nga zjarri që shpërtheu në sot në orën 13:00 në afërsi të fshatit Drazhevo, komuna e Novo Sellës, njoftoi komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve Strumicë, Aleksandar Gudev.

Sipas tij, bëhet fjalë për person i cili ishte duke lëvizur në vendin ku ka shpërthyer zjarri. Zjarrfikësit e kanë gjetur në gjendje të rëndë ku i kishte rënë të fikët dhe pas dhënies së ndihmës së parë është dërguar për kontroll, por është jashtë rrezikut për jetë.

Në të njëjtën kohë me këtë shpërthim të zjarrit është djegur edhe deponia “Shapkar” tek fshati Dobrashinci ku hidhen mbeturinat e komunat e Strumicës dhe Vasilevës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat