Zaev: Është legjitime që opozita të kërkojë zgjedhje të parakohshme - Bota Sot
Zaev: Është legjitime që opozita të kërkojë zgjedhje të parakohshme

Maqedonia

Zaev: Është legjitime që opozita të kërkojë zgjedhje të parakohshme

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 13:56
Zoran Zaev

Për kreun e LSDM-së dhe njëherit kryeministër i vendit, Zoran Zaev, është e drejtë legjitime që opozita të kërkoj zgjedhje të parakohshme, po aq sa është e drejtë edhe e qeverisë aktuale që të vlerësoj se çka është më me prioritet për vendin, në një moment që siç u shpreh ai të papërsëritshëm, kur vendi pret datë për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“E drejtë legjitime është që opozita gjithmonë të kërkoj zgjedhje, unë nuk kam dilema për çdo çështje mund të bisedojmë. Normalisht që qëndrimi jonë është ajo çka është në interes të shtetit. Mendoj se kjo është një moment i papërsëritshëm pozitiv për vendin tonë, koha kur ne presim datë për fillimin e negociatave, për anëtarësim të plotë në NATO, duhet t’i japim shans edhe shtetit të së drejtës, edhe ekonomisë, andaj edhe thash se këtë mandat duhet ta çojmë deri në fund”.

“Ata kërkojnë zgjedhje të parakohshme, komenti imë ishte OK, le të jenë fundi i tetorit 2020 dhe, mbetemi në këtë qëndrim”, deklaroi Zoran Zaev.

Ndryshe, sot në Kuvend Zaev do të ketë takim me kryetarin e OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, me të cilin do të diskutojnë për Ligjin e ri për Prokurorinë Publike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...