Osmani: Bisedimet për Ligjin e ri për PP-në do të vazhdojnë deri në arritjen e marrëveshjes

Maqedonia

Osmani: Bisedimet për Ligjin e ri për PP-në do të vazhdojnë deri në arritjen e marrëveshjes

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 13:09
Bujar Osmani

Zv.kryeministri për Çështje Evropian Bujar Osmani, sot ka deklaruar se bisedimet për Ligjin e ri për Prokurorinë Publike do të vazhdojnë deri në zgjidhjen e problemit.

Osmani u shpreh optimist, duke thënë se para tetorit do të arrihet marrëveshje.

“Është e rëndësishme që Ligjin ta miratojmë para tetorit, ajo që mbrëmë ka pas një takim maratonë paraqet një mundësi që të gjendet mënyrë për të arritur deri tek zgjidhja e problemit. Jam optimist se do të gjendet një mënyrë dhe vullnet politik që të gjendet një zgjidhje. Besoj që në periudhën e ardhshme të vazhdojnë këto bisedime dhe të arrihet zgjidhje”, deklaroi Bujar Osmani.

Osmani foli edhe për mospjesëmarrjen e BDI-së në takim, ku tha se ata nuk janë pjesë e këtij problemi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat