Trump konfirmon mbështetjen për anëtarësimin e Maqedonisë së V. në NATO - Bota Sot
Trump konfirmon mbështetjen për anëtarësimin e Maqedonisë së V. në NATO

Maqedonia

Trump konfirmon mbështetjen për anëtarësimin e Maqedonisë së V. në NATO

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 20:19
Foto ilustrim

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka uruar presidentin dhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut për Ditën e Shtetësisë, duke konfirmuar se SHBA-ja mbështet fuqimisht Maqedoninë e Veriut, në rrugën e saj drejt anëtarësimit në NATO.

"Mezi pres që të zgjerojmë bashkëpunimin tonë për të promovuar paqen, prosperitetin dhe stabilitetin në rajon", shkroi Trump në një mesazh urimi më 8 shtator, të publikuar të enjten nga kabineti i presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Trump, gjithashtu ka uruar presidentin dhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut për zbatimin e vazhdueshëm, siç e quajti ai, të Marrëveshjes historike të Prespës, e cila “sjell siguri dhe prosperitet më të madh për qytetarët e Maqedonisë së Veriut”.

Pas zgjidhjes së çështjes së emrit me Greqinë, Shkupi zyrtar ka përshpejtuar angazhimet për anëtarësim në NATO dhe BE.

Procesi i anëtarësimit ka qenë i bllokuar nga Greqia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...