Qeveria sot mban seancë, do të diskutohet për temat e antikorrupsionit në programet shkollore

Maqedonia

Qeveria sot mban seancë, do të diskutohet për temat e antikorrupsionit në programet shkollore

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 11:08
Foto

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë seancë, në të cilën do të diskutohen disa pika.

Informacioni për projekt strategjinë për mbrojtje të Maqedonisë së Veriut, si dhe propozim-vendimi për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës për pjesëmarrje në operacionet paqeruajtëse “Goditje e vendosur” në Afganistan dhe në misionin e Bashkimit Evropian “Altea” në Bosnjë e Hercegovinë, janë disa nga pikat për të cilat do të diskutojnë funksionarët qeveritar.

Gjithashtu me propozimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në këtë seancë qeveria do të informohet për aktivitetet për zbatimin e masave kryesore të nëndimensionit për antikorrupsion nga “Strategjia për Evropën Juglindore 2020”, për mënyrën më të përshtatshme të vendosjes së temave për antikorrupsion në kuadër të programit vjetor të shkollave.

Në seancën e sotme do të shqyrtohet edhe informacioni për seancën e 15-të të mbajtur nga Këshilli Kombëtar për Teknologji Informatike dhe Komunikuese dhe Siguri Kibernetike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat