Stanishiev: Krenohem që shikojë ndryshime pozitive në vend

Maqedonia

Stanishiev: Krenohem që shikojë ndryshime pozitive në vend

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 13:08
Foto nga takimi

Socialistët në Parlamentin Evropian japin mbështetje të fortë për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, theksoi kryetari i Partisë Socialiste Evropiane dhe ish-kryeministri bullgar, Sergej Stnishiev pas takimit të sotëm me zv. kryeministres Radmilla Sheqerinska.

“Krenohem që po shikojë ndryshime pozitive në vend. Marrëveshja historike e Prespës dhe marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë janë një hapi mirë përpara drejt BE-së. Në emër të socialistëve, edhe sot dhe dje në takim me kryeministrin Zoran Zaev e përcjell mbështetjen kategorike për marrjen e vendimit për fillimin e bisedimeve në tetor”, tha Stanishiev.

Ai tha se qytetarët meritojnë jetë më të mirë dhe për këtë i jap guxim kryeministrit Zaev që të vazhdojë me reformat e brendshme pozitiv, për përmirësim social, për paga më të larta.

Vendi, sipas tij, është një shembull i mirë dhe për vendet tjera në rajon se si duhet të zgjidhen problemet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat