Angjushev u bënë thirrje investitorëve kinez që të investojnë në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Angjushev u bënë thirrje investitorëve kinez që të investojnë në Maqedoninë e Veriut

Më: 24 shtator 2019 Në ora: 12:39
Pamje nga takimi

Zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev sot takoi ambasadorin e sapoemëruar të Republikës Popullore të Kinës në vendin tonë, N.E. Zhang Zuo. Angjushev dhe Zuo biseduan për bashkëpunimin e deritanishëm në mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe RP të Kinës dhe u dakorduan se është vendosur një bashkëpunim i mirë dhe ka mundësi për zgjerimin të mëtejshëm.

Angjushev tha se ka pasur bashkëpunim deri më tani në realizimin në projekte infrastrukturore dhe se bashkëpunimi në projektet e ardhshme infrastrukturore duhet të jetë e bazuar në tenderë me procedurë publike në pajtim me ligjet e caktuara në në vend.

“Unë ftoj investitorët kinezë të vizitojnë vendin tonë dhe të binden për kushtet e investimeve. Ne kemi krijuar një paketë masash, të shndërruar në një zgjidhje ligjore që ofron mbështetje të fortë deri në 50% të vlerës së investimit”.

Ambasadori i sapoemëruar i Republikës Popullore të Kinës Zhuo theksoi se do të bëjë çdo përpjekje për ta prezantuar Republikën e Maqedonisë së Veriut si një destinacion të favorshëm për kompanitë kineze dhe do të fillojë takime dhe vizita të kompanive kineze në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat