Bundestagu gjerman nesër merr vendim për nisjen e bisedimeve mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së

Maqedonia

Bundestagu gjerman nesër merr vendim për nisjen e bisedimeve mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së

Më: 25 shtator 2019 Në ora: 18:32
Bundestagu

Bundestagu gjerman nesër edhe zyrtarisht duhet të merr vendim për nisjen e bisedimeve të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Në seancën e nesërme, Bundestagu gjerman pritet të japë dritë të gjelbër për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për të nisur bisedimet me BE-më.

Koalicioni qeverisës i Angela Merkel dhe partisë së të gjelbërve pritet të japë përkrahjen maksimale që këto dy shtete të nisin bisedimet. Më herët vendim pozitiv dha edhe Komisioni për Punë të Jashtme në Kuvendin gjerman. Mesazhe optimiste dha edhe ambasadori gjerman në Maqedoni, Thomas Gerberich, i cili thotë se BE-ja vendit do t’i japë datë për nisjen e bisedimeve në tetor.

Por, vendimi i Berlinit për nisjen e bisedimeve me dyja vendet në paketë hapi dilema të reja duke marrë parasysh se një pjesë e vendeve anëtare të BE-së janë skeptike për Shqipërinë. Pikërisht Holanda, para disa muajve dha dritë të gjelbër për Maqedoninë e Veriut, por jo edhe për Shqipërinë, duke dërguar sinjal të qartë se dy vendet nuk meritojnë bashkërisht të nisin bisedimet.

Ambasadori francez në vend, Christian Thimonier thotë se vendi i tij ende nuk ka vendosur se si do të vendosë për nisjen e bisedimeve mes Maqedonisë dhe BE-së.

Vendimi përfundimtar për nisjen e bisedimeve me BE-në do ta miratojë Këshilli i Ministrave më 15 tetor, ndërsa dy ditë më vonë ky vendim duhet të vërtetohet edhe nga Këshilli Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat