Mançevski: Deri ka fundi i vitit duhet të përfundojë riorganizimi i administratës

Maqedonia

Mançevski: Deri ka fundi i vitit duhet të përfundojë riorganizimi i administratës

Më: 26 shtator 2019 Në ora: 16:25
Damjan Mançevski

Ministri për Administratë, Damjan Mançevski njoftoi se riorganizimi i administratës shtetërore duhet të përfundojë deri në fund të vitit.

Është parashikuar të zvogëlohet numri i administratorëve diku, ndërsa diku të rritet, dhe të mbyllen disa institucione nëse është e nevojshme.

Mançevski thotë se njerëzit e panevojshëm në administratën publike do të ofrohen në sektorin privat, ku, sipas tij, ata do të ishin më të motivuar për të punuar. Qeveria po jep subvencione për kompani private që do të punësonin punonjës të administratës publike.

Nga Sindikata e administratës dhe gjyqësorit, thonë se nuk janë të kënaqur me propozim ndryshimet e reja. Promovimi i karrierës dhe llogaritjet e pagave nuk janë rregulluar mirë, thonë ata. Sindikata ndihet e tradhtuar nga qeveria pasi fillimisht u premtua se do të pranonte vërejtjet e tyre, por tani ndryshimet e propozuara mungojnë.

I vetëdijshëm se reformat në administratë po vonohen, Mançevski thotë se, pret që qytetarët të shohin ndryshime konkrete në administratën publike vitin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat