Maqedoni, ndërtimi i Klinikës, Sindikata ankohet për kushtet në tender

Maqedonia

Maqedoni, ndërtimi i Klinikës, Sindikata ankohet për kushtet në tender

Më: 28 shtator 2019 Në ora: 13:36
Klinika

Kompanitë vendore kanë kapacitet, dituri dhe burime njerëzore për të ndërtuar qendrën e re klinike dhe Qeveria duhet ta ketë parasysh këtë.

Tenderi i shpallur për ndërtimin e Qendrës së re Klinike me kushtet e përcaktuara, eliminon të gjitha kompanitë vendase, ankohen nga Sindikata e Ndërtimtarisë, Industrisë dhe Projektimit. Sipas Sindikatës, është e papranueshme që projektet e mëdha siç është Qendra Klinike, për të cilin paralajmërohet se do të kushtojë 500 milionë euro, t’i jepen për ta ndërtuar një kompanie të huaj.

“Kushtet që u paralajmëruan nga Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë ishte që të përmbushen disa kushte të cilat janë të pranueshme për kompanitë vendore. Respektivisht, të ndërtojnë një objekt të tillë apo të ngjashëm në 10 vitet e fundit. Ne në 10 vitet e fundit nuk kemi ndërtuar një objekt të atillë, por kjo nuk do të thotë se kemi – tha Ivan Peshevski – nënkryetar i Sindikatës së ndërtimtarisë.

Nga Qeveria pohojnë se çdo gjë është në përputhje me Ligjin. “Mund të konkurrojnë kompani vendore dhe të huaja. Procedura për dialogun konkurrues është publikuar në përputhje me Ligjin për prokurime publike”.

Sipas paralajmërimeve, qendra e re klinike duhet të ndërtohet në komunën Gjorçe Petrov, por ende nuk ka të dhëna se kur do të shpallet tenderi.

Tenderin paraprak, për të cilin madje u firmos kontratë me kompanitë “Granit”, “Beton” dhe kompaninë italiane “INSO Sistem”, qeveria aktuale e anuloi./alsat

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat