Maqedoni, të gjitha stacionet matëse për ajrin do të punojnë këtë sezon

Maqedonia

Maqedoni, të gjitha stacionet matëse për ajrin do të punojnë këtë sezon

Më: 1 tetor 2019 Në ora: 23:10
Foto ilustrim

Të gjithë stacionet që matin grimcat PM10, përkatësisht cilësinë e ajrit, nga ky sezon duhet të jenë funksionale. Nga dhjetë që ishin jashtë sistemit, pesë ishin në veprim deri të premten, ndërsa pesë të tjera janë në fazën e blerjes.

Këtë e theksoi sekretarja e shtetit në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, Ana Petrovska, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në konferencën “Aksioni kundër ndryshimit të klimës Tani!” në Shkup.

“Stacionet matëse janë në proces të rivitalizimit. Ne e lëshuam pesë të premten, ndërsa pesë të tjerat janë në fazën e blerjes, që do të thotë që pasi të kemi përfunduar procesin e blerjes, do t’i hedhim në punë të gjitha instrumentet që matin grimcat PM10”, tha Petrovska.

Stacionet matëse në funksionon janë Manastiri 2 në Kumanovë, Tetovë, në komunën e Gjorçe Petrov në Shkup dhe në Gazi Babë, e cila funksionon që nga fillimi i shtatorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat